Nga viti 2019 deri në vitin 2023, rreth 1,3 miliard Euro të planifikuara për investime kapitale rezultojnë të mos jenë shpenzuar dot nga qeveria e Kosovës. Për ekspertët e ekonomisë, kjo nënkupton më pak investime në ekonomi e për rrjedhojë edhe rritje më të vogël ekonomike.
Alban Hashani – Ekspert Ekonomie: Mosekzekutimi i investimeve kapitale është problematike për ekonominë e Kosovës, për arsye se investimet kapitale janë ato të cilat krijojnë kthimin më të madh në një ekonomi, fatkeqësisht prej vitit 2019 kemi dikur 1.3 miliardë investime, të cilat janë të planifikuar por nuk janë ekzekutuar.
Shqetësuese shihet edhe niveli i ulët i investime të huaja.
“Kapaciteti absorbues i Kosovës në krahasim me vendet e rajonit që janë të përafërta është më i vogël për të absorbuar investime veçanërisht ata që financohen nga institucionet ndërkombëtare, kjo nënkupton që cilësia e prodhimit të projekteve për investimeve lënë për të dëshiruar. Niveli i këtyre investimeve fatkeqësisht mbetet i ulët”.
Për të përmirësuar situatën ekpertët vlerësojnë se krahas politikave stimuluese për rritjen e investimeve, kërkohet edhe një infrastrukturë më e mirë për të afruar më shumë Kosovën me tregjet e tjera.
Tv Klan