2018-a ka nisur me një mot të pazakontë për Shtetet e Bashkuara. Stuhia e dëborës “Grayson” ka përfshirë pjesën më të madhe të rajoneve lindore të Shteteve të Bashkuara dhe që ditët e fundit i ka marrë jetën më shumë se 10 personave.
Reshjet e dendura të dëborës mbuluan Nju Jorkun, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor madje edhe në sheshin qendror Times Square.
Temperaturat arrijnë tejkalojnë 18 gradë nën Zero. Por ajo që e bën më të pazakontë këtë stuhi, është se ka rikthyer acarin pas 30 vitesh edhe në rajonet juglindore, që shquhen për klimë të butë edhe në dimër.
Akulli e dëbora kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor por edhe në hekurudha. Në Xhorxhia, një tren doli nga shinat, një ngjarje që përfundoi pa të lënduar. Banorët thonë se mot të tillë s’kishin parë prej vitesh.
Prej mëngjesit të së enjtes, rreth 3 mijë fluturime u anuluan. Stuhia parashikohet të vijojë edhe gjatë fundjavës.
Tv Klan