E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ambasadorja e Japonisë në vendin tonë, Kikuko Kato foli për marrëdhëniet dy palëshe. Miqësinë 100 vjeçare të Shqipërisë dhe Japonisë ajo e cilësoi si një marrëdhënie të fortë me shumë bashkëpunime. Teksa cilësoi se Japonia mbështet gjerësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rudina Magjistari: Sa i përket marrëdhënieve diplomatike që Shqipëria dhe Japonia kanë pasur, numërojnë tashmë 100 vite. Në fakt ku ka konsistuar konkretisht? Padyshim Shqipëria është mirënjohëse për të gjithë ndihmën që Japonia ka dhënë ndër vite, sidomos dekadat e fundit, sidomos për kontributet dhe investimet të mbështetura nga shteti Japonez. Çfarë mund të themi në lidhje me këtë bashkëpunim?
Kikuko Kato: Është 100 vjet miqësi mes dy vende, ka filluar më 1922. Ka filluar sidomos gjatë kohës së Covid-it. Gjatë kohës që unë jam vendosur ambasadore në Shqipëri, jam përpjekur të nxis marrëdhëniet bilaterale, dypalëshe, jo vetëm në pikëpamjen e marrëdhënieve dypalëshe, por duke vlerësuar situatën e rëndësisë që ka vendi juaj në Ballkan, për të mbështetur Shqipërinë dhe shqiptarët për integrimin në Bashkimin Europian dhe është një nga iniciativat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar në familjen e Bashkimit Europian. Si dhe të kontribuojnë në investime dhe një nga projektet e mëdha përmes granteve i është dhënë Shqipërisë. Kemi krijuar këtë fond investimi që të jetë vizibël, që kur kemi ardhur dhe kemi ngritur Ambasadën dhe rezidencën tonë këtu.
/tvklan.al