Një 24-vjeçarja palestineze e identifikuar si Rayyan Alwan u vra nga bashkëshorti i saj, në një banesë të marrë me qira në kryeqytet.
Policia e Tiranës sqaroi se ka shpallur në kërkim bashkëshortin e të resë, 49-vjeçarin palestinez Fadi Alwan. Ai rezulton të jetë larguar jashtë shtetit menjëherë pas ngjarjes.
Hetuesit besojnë se vrasja ka ndodhur disa ditë më parë kjo mbështetur në deklarimet e pronarëve të banesës që konstatuan ngjarjen.
Ata treguan për policinë se prej 2 ditësh nuk kishin patur komunikime me të renë dhe parterin e saj. Si dhe njollat e gjakut në dysheme kanë qenë të thata duke mbështetur dyshimet se krimi ka ndodhur ditë më parë.
Në trupin e te resë që është dërguar për ekzaminim në morg, u konstatuan plagë në pjesën e barkut që dyshohet se janë shkaktuar nga mjet prerës.
“Çifti me origjinë nga Lindja e Mesme kishin marrë me qira banesën në rrugën “Gjon Muzaka” që prej datës 19 Shkurt”, raporton gazetari i Tv Klan Merin Maçi.
Pavarësisht dyshimeve nga rrethanat e zbardhura deri tani të ngjarje, Policia thotë se po vijon puna për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, nëpërmjet ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara si dhe është duke punuar për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.
Tv Klan