3.4 % e pensionistëve në Shqipëri vijojnë ende të punojnë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, një nga faktorët kryesorë është pensioni i ulët dhe mesatar që ka Shqipëria. Në këtë mënyrë, duke qenë në tregun e punës, pensionisti në moshë dalje në pension, paguhet minimalisht me një pagë 40 mijë lekë.

Një tjetër faktor është sfida më të cilën po përballet sot Shqipëria, mungesa e fuqisë punëtore për të cilën bizneset kanë zgjedhur të mbajnë në punë punonjësit edhe pasi mbushin moshën e daljes në pension.

Në krahasim me Europën, përqindja e pensionistëve që ende punojnë është disa herë  më e ulët. Në Europë afro 13 % e personave që mbushin moshën e daljes në pension vijojnë ende të punojnë.

Në mesin e atyre që vazhduan të punonin, rreth gjysma vazhdoi si më parë, ndërsa për gjysmën tjetër, pati si ndryshim të vendit të punës, më pak orë pune, ose punë të dytë duke ndërprerë punën e parë.

Arsyet kryesore që pensionistët vijojnë punën edhe në Europë është faktori ekonomik dhe ai produktiv, duke ndihmuar kompaninë.

Tv Klan