Policia e Shtetit ka aplikuar listën me 43 kandidatë për drejtor policie në qarqe. Mes emrave janë dhe drejtues aktual të policisë në drejtoritë vendore.

Përzgjedhja e tyre do të bëhet nga një komision i posaçëm, ashtu siç parashikohet dhe në ligjin e ri të policisë, i përbërë nga 3 drejtues të lartë.

Po ky komision do të bëjë dhe përzgjedhjen e 12 drejtorëve të ri të policisë në qarqe.