Një çift të moshuarish në Durrës po përjetojnë një krizë në martesën e tyre. Sipas lajmit që sjell Dhurata për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gruaja 64-vjeçare tradhton burrin e saj 52-vjeçar. Ai ka takuar personin me të cilin ajo e tradhtonte por  ai i ka thënë që të merret me gruan e tij ose ndryshe do ta bëjnë të tjerët për të.

Dhurata: Zonja që ka tradhtuar bashëkshortin është në moshën 64 vjeçe.

Aldo: Marshalla motra!

Dhurata: Po dhe ky zotëria është 52 vjeç.

Aldo: Jo ore!

Dhurata: Po, kjo gjë u mor vesh nga bashkëshorti i zonjës dhe ka shkuar i shkreti,  ka kapur këtë tjetrin, po ku ç’të dilte përpara Aldo. Ai i ka thënë që mos u drejto fare te mua, mos mu afro, mos më dil më para sepse do të shkojë pastaj edhe më larg kjo gjë. Po të kapa do të të rrah pastaj se s’kam ç’të të bëj më.

Aldo: Pra, është gjetur një zgjidhje paqësore.

Dhurata: Po çfarë paqësore o  Aldo! E di kush ishte përgjigja, se ndoshta nuk më dëgjove, do zonja dhe vjen, bëja hyzmetin se ka dhe të tjerë përveç meje.

Aldo: E morëm vesh, bëja hyzmetin. Një bie, mijëra ngrihen./tvklan.al