Ndonëse jo një qytet bregdetar të huajt e kanë Gjirokastrën ndër zgjedhjet e para në vendin tonë. Operatorët turistik thonë se gati 80 përqind e njësive akomoduese janë të rezervuara gjatë muajve të Vjeshtës.
Turistët janë nga shtete të ndryshme të Europës, ndërsa shumë prej tyre janë nga ata që kanë vendosur të rikthehen në këtë qytet për ta vizituar sërish.
Operatorët turistikë janë të kënaqur me ecurinë e sezonit pasi sipas tyre ka një rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë. Nisur me zhvillimi i turizmit në qytetin e gurtë këtë vit janë shtuar edhe njësitë akomoduese për të përballuar fluksin e turistëve.
Tv Klan