I burgosuri më i vjetër në Shqipëri është 93 vjeç. Këtë fakt e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu për emisionin në Tv Klan.
Intervista është zhvilluar në ambientet e burgut të Peqinit, ku vuajnë dënimin 498 të burgosur.
Drejtori i Burgjeve, Admir Abrija, thotë se në burgjet shqiptare ka persona në moshë madhore që nuk janë në gjendje të kujdesen as për veten.
“Kemi të burgosur që nuk i shërbejnë dot vetes, kemi kujdestarë, janë 72 vjeç,75, 93 një në Durrës i burgosur. I dënuar për vrasje, me burgim të përjetshëm, nga ‘97. Ai ka qenë në moshën 68-70 vjeç kur është arrestuar”.
Në burgun e Peqinit, sipas drejtorit Abrija, pjesa më e madhe e të dënuarve me burgim të përjetshëm janë nga bandat e vitit 1997.
“Kemi dhe nga bandat e ‘97, pjesa e më madhe e atyre që janë me burgime të përjetshme janë nga bandat që ‘97”, u shpreh Abrija.
/tvklan.al