Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Stop/ “Erdhi porosia, plotëso të dhënat”, kujdes nga mesazhi, që vjedh kartën


Një mesazh po qarkullon në celularët e qytetarëve, gjoja në emër të Postës e që njofton, se porosia ka mbërritur në magazinë, por duhen të dhëna shtesë, për të ardhur në adresë.Ky mesazh është një mashtrim, për të vjedhur të dhënat e qytetarëve dhe kartat e tyre. Një njoftim të ngjashëm e dha dje dhe policia e shtetit, duke kërkuar të bëhet kujdes, pasi në emër të Facebookut kërkohen të vidhen të dhënat personale.

Stop/ “Në 10 të darkës ikim ku të duash”, shkon në urgjencë, infermieri i fut duart


Një e re 24 vjecare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një infermier të Urgjencës së Pogradecit, që sipas saj, e ka ngacmuar seksualisht. E reja ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre. 

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë.Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.Vajza e tronditur është cuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.Pas këtij denoncimi, “Stop” duke kërkuar të verifikojë dhe investigojë këtë problem, con të infliltruarën e vet në spitalin e Pogradecit. Infermier qëllon sërish Metjan Muço,i cili sapo merr vesh, se vajza është turiste në qytet, përsërit sjelljen e tij, duke e ngacmuar seksualisht këtë të fundit.

Stop/ “Ka inspektor tregjesh, që merret”, qytetarët detyrohen të bëjnë cirk në trotuare


Denoncime të shumta kanë mbërritur për trotuaret e zëna nga tregtarët e fruta perimeve në Tiranë, ndaj dhe ne vëzhguam imtësisht situatën. Pamë, sesi në zonën e Don Boskos, Vasil Shantos, Medresesë, Rrugën e Elbasanit apo Brryl, këmbësorët e kanë të vështirë të kalojnë.Jemi interesuar pranë Policisë Bashkiake, por kjo strukturë ia kalon përgjegjësinë Drejtorisë së tregjeve në Bashki.

/tvklan.al