Anëtarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka deklaruar se situata e COVID-19 në Shkolla nuk është shqetësuese.
Në një deklaratë për mediat, Rakacolli tha se shkollat janë në një monitorim të vazhdueshëm dhe nuk diskutohet mbyllja e tyre, duke iu referuar situatës së tanishme.
“Sa i përket shkollave Komiteti e ka vëmendjen tek mirëqenie e fëmijë. Incidenca nuk është rritur prej shkollave. Në bazë të shifrave do të shikojmë se ç’do të bëjmë.
I kemi monitoruar veçanërisht shkollat që nga 14 shtatori. Nuk kemi parë ndonjë ndikim të rëndësishëm në shifrat e pandemisë nga hapja e shkollave. Në shifrat aktuale, nuk diskutohet mbyllja e sistemit parauniversitar“, tha Rakacolli./tvklan.al