Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Agjencia Kombëtare e Privatizimit, ka nisur procedurën e zhvillimit të ankandeve për hotele shtetërore, që do të shiten. Këto hotele janë Adriatiku, Apollonia dhe Durrësi, Butrinti në Sarandë dhe Enkelana në Pogradec. Zonja Natasha Hroni, kryetarja e komisionit të privatizimit, për hotelin Enkelana thotë, se për privatizimin e këtij hoteli u afrua vetëm një kërkesë dhe shitja e këtij hoteli, arriti në kuotën 48 milion lekë.
Gjithashtu u shit edhe hotel Adriatiku, në Durrës, në vlerën 22 milion lekë, ndërsa dy hotele të tjera mjaft të njohura, si hotel Dajti në Tiranë dhe hotel Skampa në Elbasan, do të privatizohen nëpërmjet tenderit më vonë. Tani Agjencia Kombëtare e Privatizimit, po përgatit relacionin për këshillin e ministrave i cili do të shpall edhe fituesit./tvklan.al