Një aksident i rëndë rrugor me 1 viktimë dhe 2 të plagosur ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit.
Në aksident u përfshinë dy makina dhe nga përplasja e fortë mbeti i vdekur 37-vjeçari R. Lami që drejtonte njërën prej automjeteve dhe u plagos një 49-vjeçare që drejtonte automjetin tjetër si dhe pasagjerja që udhëtonte më të.
Të dyja ato u dërguan në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia vijon hetimet për zbardhjen e dinamikës së plotë të këtij aksidenti.
Tv Klan