Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Burime të policisë bëjnë me dije se një furgon është përplasur me një automjet tjëtër si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Sipas të njëjtat burimeve, furgoni me targa AA 106 JA pas përplasjes është përmbysur dhe dy personat që ndodheshin brenda tij janë plagosur lehtë. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
tvklan.al/ M.S