Hapen ofertat për kompanitë e interesuara në Frakull dhe Povelçë
Kompania publike e prodhimit të naftës Albpetrol ka hapur garën për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbureve përmes dhënies me koncesion të dy zonave naftëmbajtëse në Frakull dhe Povelçë.
Ofertat e kompanive në këto dy fusha do të kenë afat datën 5 Mars të vitit të ardhshëm.
Kërkesa për ofertë nga Albpetrol për dhënien e koncesioneve në fushën e naftës dhe gazit po bëhet për herë të parë pas 3 vjetësh që nuk vinin kërkesa nga kjo kompani.
Aktualisht interesi i investitorëve në industrinë e naftës nuk është i lartë, për shkak të rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Tv Klan