Ka lënë Shqipërinë rreth orës 15.30 në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Frouik, Ambasadori i përkohshëm amerikan që zëvëndësoi në Tiranë Mariza Linon.
Frouik do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si njeriu që arriti të bindë liderin demokrat Berisha të rikthehet me deputetët e tij në Parlament. Diplomati Zhozef Limpreht ka bërë betimin në Departamentin e Shtetit Amerikan për të përfaqësuar Uashingtonin në Tiranë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame