Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryediplomati amerikan në Shqipëri Zhozef Limpreht u ka paraqitur sot zyrtarëve shqiptarë parametrat që duhen plotësuar për anëtarësimin në NATO. Limpreht tha se kërcënimi më i rëndësishem jo ushtarak për Shqipërinë është volumi i lartë i trafikut ilegal përgjatë bregdetit.

Qeveria dhe Parlamenti duhet të ndërtojë një konsensus politik të fortë për të mbështetur reformën për ristrukturimin e ushtrisë, theksoi Limpreht. Sipas tij, prioritete për Shqipërinë janë konsolidimi i ligjit e rregullit, ndërtimi i një gjyqësori më të fortë dhe lufta antikorrupsion.

Në muajin Maj grupi i ekspertëve amerikano-shqiptar do të bëjnë vlerësimin e mundësive të mbrojtjes së Shqiperisë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame