Pasditen e kësaj të enjteje në studion e “Rudina” në Tv Klan ishte e ftuar për herë të parë ambasadorja e Japonisë në vendin tonë, Kikuko Kato. Ajo u emërua si ambasadore në vendin tonë në muajin Dhjetor të vitit të kaluar.

Ende nuk ka mbushur një vit kalendarik në detyrën e saj si ambasadore, por patjetër që ajo ka shumë për të na rrëfyer. Kikuko Kato shprehet se gjatë kohës së ushtron këtë detyrë ajo që vlerëson më shumë në vendin tonë është mikpritja dhe bujaria, duke e krahasuar disi dhe me kulturën e vendit të saj.

Kikuko Kato, ambasadore e Japonisë në vendin tonë: Unë arrita në Shqipëri Dhjetorin e kaluar është hera e parë që unë vizitoj një vend kaq të bukur dhe gjatë këtyre muajve të fundit kam takuar kryeministrin Rama, ministra dhe kryetarë bashkie. Më ka bërë shumë përshtypje bujaria e njerëzve në vendin tuaj. Jam shumë e impresionuar nga natyra e vendit tuaj, ju keni një trashëgimi kulturore shumë të pasur dhe më ka tërhequr shumë.

Rudina Magjistari: Jemi shumë kilometra larg si dy shtete, por çfarë mendoni se ka të ngjashme me atë që keni parë e vëzhguar nëpër Shqipëri? A ka diçka të ngjashme mes Japonisë dhe Shqipërisë?

Kikuko Kato, ambasadore e Japonisë në vendin tonë: Jam shumë e impresionuar nga bujaria, mikpritja shumë e ngrohtë dhe nga njerëzit. Japonia gjithashtu është shumë e famshme për këtë mikpritje shumë të ngrohtë, jo vetëm për miqtë, por për të gjithë ata që e vizitojnë. Kjo është e përbashkëta të cilën ne e ndajmë së bashku.

/tvklan.al