Tirana e natës së Vitit të Ri do të jetë kryeqyteti më i bukur i Ballkanit. Shteti ka vendosur të harxhojë miliona për makiazhin e fytyrës së Tiranës, sheshin “Skënderbej”. Numri i popullsisë së Tiranës do të shtohet nga ardhja e emigrantëve dhe nga qytetet e tjera të vendit për të festuar. Nëpër lokale janë rezervuar vendet për kalimin e natës së Vitit të Ri.
Sot bëhet montimi i pjesëve të fundit të konstruksioneve metalike të cilat do sjellin rrethimin e madh me drita të qendrës tek e cila do montohen kënde të veçanta për kalimin e darkës. Në vendin e ish bustit do të improvizohet një disko e hapur ku ritmet e fundshekullit do të ftojnë gjithë rininë, kënde me ushqime e koktej falas. Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët në një xhiro madhështore. Ndoshta këtë vit festimi i kësaj nate do të jetë më mirë jashtë se brenda./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti