“Hodhëm themele të forta,” producenti: Filmi i hap rrugën rikthimit të serive të “Njerëz dhe fate”
Tetor 30, 2024
Rikthehet në kinematë shqiptare “Njerëz dhe fate” seriali i shumëpritur që solli në ekran jetën e një familjeje shqiptare, peripecitë dhe problemet në fillim të viteve 2000. Tashmë në këtë sezon ai kthehet si një film “Njerëz dhe fate 2”, ku në fund do të sqarohen më shumë pyetje të lëna pezull. Me skenar të Ruzhdi Pulahës, kasti i aktorëve që do të interpretojnë në këtë film janë Alfred Trebicka, Behar Mera, Arben Derhemi, Gentian Zenelaj, Artur Gorishti, Viktor Zhusti, Nevina Shtylla, Eni Jani, Mehdi Malkaj dhe shumë të tjerë. Ndërkohë që vetëm dy ditë na ndajnë nga rikthimi i filmit në...