Triumfi i Alketës pas 28 kimioterapish dhe 36 radioterapish: Fillova fakultetin në moshën 51-vjeçare
Tetor 17, 2024
Prej vitit 2016 kur u diagnostikua me kancer në gji, Alketa Ahmetaj ia ka dalë mbanë që të fitojë mbi sëmundjen. Historia e saj u nda në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku veç kalvarit të vështirësive, ajo theksoi forcën, frymëzimin dhe mbështetjen që gjen edhe në kohën më të errët. Ndërsa reflekton për atë periudhë dhe si ka ndikuar në jetën e saj, Alketa shprehet se e kujton çdo ditë, por e sheh veten fituese. Alketa Ahmetaj: E kujtoj pothuajse përditë. Nuk ka ditë që mos ta kuptosh sepse ai është një operacion që lë shenjë. Sido që të jetë, ti përballesh përditë me atë gjendje,...