“Donim ta frikësonim”, gazetari zbulon çfarë deklaroi në polici njëri nga autorët që dhunoi avokatin
Maj 29, 2024
Dorian Alia alias Agron Alia 32 vjeç, personi i cili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës si një nga autorët e dyshuar të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka deklaruar se nuk donin ta vrisnin por vetëm ta frikësonin. Kështu ka mësuar gazetari Besar Bajraktari, i cili i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se ai ka dhënë detaje përpara grupit hetimor. Sipas dëshmisë paraprake të Dorian Alia, një muaj më parë ka patur takim mes tyre dhe avokatit që ky i fundit të tërhiqej nga padia. Palët nuk ranë dakord dhe prej atij momenti nisi organizimi i planit. Mëngjesin e 29 Majit,...