Italia gjen Gjermaninë në Ligën e Kombeve
Nëntor 22, 2024
Shorti për çerekfinalet e Ligës së Kombeve i hedhur në Nion të Zvicrës ka dhuruar përballje emocionuese. Italia e Luciano Spalletti-t do të ndeshet me Gjermaninë. Kundërshtarja e Spanjës do të jetë Holanda. Goglat vendosën kundër Portugalisë së CR7, Danimarkën, kurse Kroacia do të përballet me Francën. Në play off-in e promovimit apo të zbritjes mes Ligave A dhe B, përballjet do të jenë Turqi-Hungari; Ukrainë-Belgjikë; Austri-Serbi dhe Greqi-Skoci. Në play-of për në Ligën B apo C, Kosova do të përballet me Islandën, Bullgaria me Irlandën, Armenia me Gjeorgjinë dhe Sllovakia me Slloveninë....