Arrestohet 14-vjeçari që vrau me thikë bashkëmoshatarin
Nëntor 19, 2024
14-vjeçari, që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij dhe plagosi një tjetër, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet, është arrestuar nga policia e Tiranës. Ai akuzohet për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Autori ndodhet në një spital privat, aty ku shkoi vetë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pak metra larg shkollës ku ai studionte. I mituri mbeti i lënduar nga përdorimi i thikës me të cilën goditi dy bashkëmoshatarët e tij. Dëmtimin e marrë në dorë, autori e ka shpërndarë...