Shqipëria me 48 mijë analfabetë, pushim Ditën e Alfabetit
Nëntor 21, 2024
Administrata shtetërore do të pushojë nesër. 22 Nëntori është festë kombëtare, por thuajse askush nuk ia ka idenë se ç’festë është. “Ku di unë, pa shkollë jam”. “Ditë e premte më duket”. “Ditë si sot”. “Nesër? Me thënë të drejtën nuk e di”. Është festa e Ditës së Alfabetit. Qeveria e shpalli festë kombëtare me një të rënë të lapsit, pas një kërkese të një grupi akademikësh. Por, përveç pushimit që do të bëjë administrata, që do t’u vërë drynin zyrave, kjo festë nuk ndryshon asgjë me 22 Nëntorët e mëparshëm kur nuk ishte ditë pushimi. Do të jenë të njëjtat aktivitete, do të mbahen fjalime me të...