Plagoset me armë zjarri një 52-vjeçar në Tiranë
Nëntor 13, 2024
Një 52-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën e Elbasanit. Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktaraj, i plagosur në rrethana ende të paqarta, ka mbetur Eduart Reçi. 52-vjeçari mësohet se ka marrë një plumb në kokë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. “Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri Eduart Reçi, 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grup i posaçëm...