Çudia në Maliq! I përzuri vajzën nga dyqani, gruaja çon të moshuarin në burg për ngacmim seksual
Nëntor 12, 2024
Disa javë më parë në fshatin e largët të Maliqit, Strelcë, një 70-vjeçar u arrestua me akuzën e ngacmimit seksual ndaj një vajze 10-vjeçare nga po i njëjti fshat. Iqmet Skënderi është në burgun e Drenovës për këtë akuzë, por sipas tij dhe opinionit të bashkëfshatarëve, kjo akuzë nuk mund të jetë e vërtetë. Iqmeti, thonë ata që e njohin prej më shumë se 25 vitesh, shet në një dyqan në fshat, ku familja e vajzës së vogël rezulton borxhlie. “Ai njihet për njeri shumë të mirë, nuk e bën këtë punë. Domethënë ne nuk na i merr mendja që të ketë ndodhur kjo punë.” “Unë banoj në Tiranë, por kam banuar...