Panik në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, lojtari përfundon në spital
Nëntor 10, 2024
Një përplasje e ndodhur në fushën e lojës, ka sjellë panik në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Orikut dhe Shkumbinit. Pas një dueli në mesfushë, një lojtar i Orikut dhe një i Shkumbinit, kanë mbetur të shtrirë në fushë. Përplasja ishte e fortë, aq sa njëri nga futbollistët, ai i Shkumbinit, Viera Lemos, humbi vetëdijen për pak sekonda. Lojtarëve iu dha ndihma e menjëhershme në fushë, ndërsa futbollisti i peqinasve, Viera Lemos, u transportua me ambulancë në spital, për të marrë mjekim të specializuar. /tvklan.al