La amanet të prehej në Theth, Fevziu: Varri i albanologut kanadez ka gjithnjë lule nga banorët
Maj 29, 2024
Ndër destinacionet më të bukura të veriut që nuk duhen humbur këtë verë apo në çdo kohë, Blendi Fevziu veçon Thethin. Një destinacion mahnitës prej të cilit mund të marrësh rrugën nga Valbona drejt tij apo edhe nga Boga, në varësi të preferencës, por që duhet vizituar patjetër. Në bisedën me “Rudina” në Tv Klan, Fevziu përmend edhe një detaj shumë interesant në Theth, varrin e Robert Elsie që la amanet të varrosej në fshat. Varri është gjithnjë i mbuluar nga lulet që vendosin banorët e fshatit. Blendi Fevziu: Një nga njerëzit, një nga albanologët më të mëdhenj që ne kemi pasur, Robert Elsie,...