Gjuha Shqipe, daton 4 mijë vjet më parë?
Nëntor 5, 2024
Tezat e vjetërsisë së Gjuhës Shqipe, prej dy ditësh kanë qenë në fokus të albanologëve, gjuhëtarëve dhe studiuesve të huaj në Akademinë e Shkencave. Ishte studimi i publikuar 1 vit më parë në revistën “Science” për hershmërinë e gjuhëve indo-europiane, që riktheu dhe një herë diskutimet, por kësaj radhe i pranishëm ishte vetë autori Paul Heggarty, i cili sqaroi metodat e ndjekura mbi datimet e zhvillimeve të gjuhëve indo-europiane, ku bën pjesë edhe Gjuha Shqipe. “Ishte një studim i madh, që na mori 7-8 vite punë. Dua të saktësoj se studimi i një viti më parë, nuk fliste vetëm për vjetërsinë e...