Fitorja e Trump, Rama: U bë shumë zhurmë, të mos bëhemi histerikë
Nëntor 7, 2024
Hija e Donald Trump, të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve dominoi mbledhjen e Komunitetit Politik të liderëve të BE-së në Budapest, por sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama “për rikthimin e tij po bëhet shumë zhurmë, pasi kjo mund të jetë një gjë e mirë për Evropën.” “Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta, jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO-ja u bë më e fortë. Kështu që, le të shohim dhe le të mos bëhemi histerikë përpara se të shohim...