"Ka qenë hapi i parë i këtij rrugëtimi", sa ka ndikuar Ledri në famën e Sarës
Prill 27, 2024
Sara Hoxha, blogerja e njohur, ishte e ftuara e parë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan. Ajo zbuloi se të qenit partnerja e Ledri Vulës ka ndikuar shumë në rritjen e ndjekësve në Instagram. Sara tha se në momentin që ka nisur rrugëtimin si blogere, në profilin e saj ka pasur vetëm 300-400 ndjekës. Alketa Vejsiu: Si lindi ideja për t’u bërë blogere? Sara Hoxha: Krejt natyrshëm. Nga privat që isha, 300-400 ‘followers’, dikur e bëra publik. Postoja vetëm foto të bukura në formë të një blogereje, pastaj ‘followers’-at rriteshin, unë duhet të postoja më shumë, erdhi kërkesa e parë...