Me 120 mijë fjalë, prezantohet Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe
Nëntor 22, 2024
Pas 4 vitesh punë, u prezantua drafti i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, vepra më e madhe leksikografike dhe semantike e shqipës së sotme, që përmban 120 mijë fjalë. Ky fjalor shkon përtej standartit duke përfshirë edhe dialektet. Fjalori u prezantua në një datë të rëndësishme siç është ajo e Alfabetit. Valter Memisha, gjuhëtar: Ne synojmë të ruajmë këtë 120 mijë, për arsye se do ketë procese lakimi, përpunimi… Në një kohë kur Gjuha Shqipe është përballë kërcënimit nga huazimet, por edhe nga mungesa e drejtshkrimit të saj veçanërisht në platformat online, në ditën e dytë të Kuvendit të...