Në Tiranë, edicioni i dytë i festivalit digjital Nomad
Nëntor 20, 2024
Mbahet në Tiranë edicioni i dytë i festivalit të nomadëve digjitalë. I pranishëm në aktivitet, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana po bëhet gjithnjë e më gjithëpërfshirëse. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që, për edicionin e dytë të Festivalit të Nomadëve Digjitalë në Tiranë po zhvillohet si një trend i jashtëzakonshëm që ka përfshirë sot gjithë Evropën, sidomos pas Covid-it, ku shumë prej punëve mund të bëhen në distance. Sot Tirana është numri një në Ballkan, me 3000 nomadë digjitalë, me njerëz profesionistë që kanë dije, jo thjesht njerëz që bëjnë punë...