"Snajpera në qendrat e numërimit", gazetarja nga SHBA: Masa të pashembullta për zgjedhjet
Nëntor 5, 2024
Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvillojnë sot zgjedhjet presidenciale, një garë mes Kamala Harris e Donald Trump. Deri më tani duket se procesi i votimit po vijon pa probleme dhe qytetarët kanë shfaqur interes. Gazetarja e VOA, Menada Zaimi në një raportim të drejtpërdrejtë për Tv Klan, thotë se sipas sondazheve e qytetarëve, çështjet më kryesore që këta të fundit evidentojnë janë ekonomia, emigracioni, e drejta e riprodhimit të grave dhe politika e jashtme. Mbyllja e kutive të votimit ndryshon nga njëri shtet në tjetrin pasi secili ka procedura të ndryshme, por masat e sigurisë janë të...