Disa të shoqëruar për masakrën e Shkodrës, Bashkim Basha në luftë me jetën
Tetor 31, 2024
Masakra e pasdites së djeshme në Dobraç të Shkodrës ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë vijojnë. Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se janë shoqëruar 10 persona në Policinë e Shkodrës gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka qenë numri më i lartë i të shoqëruarve të cilët janë marrë në pyetje, ndër të cilët ka qenë edhe Safet Bajri. Një emër ky i njohur si rival i familjes Lici. Ai është shoqëruar në Policinë e Shkodrës dhe pas pak minutash është lënë i lirë pasi ka bërë deklarimet e tij. Sipas të njëjtave burime, i...