Donin dëmshpërblimin nga siguracioni, policia zbulon skemën e dy të rinjve
Nëntor 21, 2024
Doli nga rruga, por donte ta mbante sekret. Qëllimi? Që të përfitonte dëmshpërblim nga kompania e sigurimeve. Nuk i është dashur gjatë që të mendojë 22-vjeçari nga Nikla, Armando Kallmeti, të cilit sapo i ra makina tip “Benz” në kanal nuk mendoi të thirrte policinë, por shokun e tij. E kështu, bashkë me 25-vjeçarin Igli Topalli, nga Tapiza, më 4 Tetor inskenuan një histori. Ata bënë sikur ishin përplasur bashkë dhe kur kanë shkuar efektivët e policisë rrugore u kanë paraqitur të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet. E duket se të rinjtë kanë menduar se do përfitonin nga kjo histori. Por...