Stop/ Absurditeti, Policia e Lushnjes liron hajdutin që u kap në flagrancë dhe e akuzon si përdorues droge
Shkurt 6, 2024
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e qytetarit Julian Shehu në Lushnje, të cilit i kishin vjedhur 2 banesa dhe njërin nga hajdutët e kishte kapur në flagrancë dhe ja dorëzoi policisë, por Komisariati i Lushnjes e liroi 1 orë më vonë. Për këtë absurditet, qytetari Julian Shehu, përmes kamerës së fshehtë, interesohet tek oficeri i policisë gjyqësore, ku i thonë se nuk u kap në flagrancë duke vjedhur e për këtë arsye nuk e mbanin dot të arrestuar?! Qytetari: E kapëm vetë, e dorëzuam vetë or ti, burrë… OPGJ Elton Buzi: S’e kape duke vjedhur, o vëlla! Qytetari: Ishte brenda shtëpisë, dritaret...