Kompania e ujit i përdor emrin prej 4 vitesh, ish-punonjësja rezulton debitore në Tatime
Tetor 24, 2024
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar denoncimin e një zonje, e cila në vitin 2009 deri në Gusht 2020 ka punuar si teknologe në një fabrikë uji. Pas 4 vitesh, kur e dinte që i kishte mbyllur marrëdhëniet me këtë fabrikë, zonjës i vijnë njoftime nga tatimet, që duhet të paguajë tatim, pasi rezulton që është në dy punë njëra prej të cilave fabrika e ujit në fjalë. “Nga Prilli i vitit 2019 deri në Gusht të vitit 2020 kam punuar si teknologe në këtë fabrikë, ku kisha si detyrim vetëm një ditë në javë, ditën e shtunë, të isha në ambientet e fabrikës normalisht për çështjen e rregullit dhe të...