Zgjedhjet, partitë e vogla duan 4 Majin
Nëntor 20, 2024
Presidenti Bajram Begaj nisi këtë mërkurë konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Konsultimet e para, kreu i shtetit i filloi me partitë e vogla opozitare, të cilët bënë propozimet e tyre për datën kur qytetarët e Shqipërisë do u drejtohen kutive të votimit. Pas një takimi prej rreth 40 minutash, katër subjektet politike, PAA, PR, LZHK dhe PBDNJ, zbuluan dhe propozimin e tyre për Presidentin. Pas takimeve, Kreu i Shtetit iu drejtua të gjithë subjekteve politike me një mesazh, ku thekson që administrata apo akte të tjera elektorale të paligjshme të...