Superliga e Kosovës, Ballkani fiton derbin
Tetor 20, 2024
Superliga e Kosovës, luajti këtë të diel, dy ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e 10-të. Ballkani fitoi minimalisht në derbin ndaj Suharekës. Kampionët në fuqi të Kosovës, iu falën një goli të shënuar nga Tolaj në minutat e para, për të marrë fitoren. Ky sukses e ngjit Ballkanin në vendin e parë me 17 pikë, po aq sa Malisheva, ndërsa Suhareka mban vendin e gjashtë me 13 pikë. Dukagjini surprizoi Llapin, duke e mposhtur me rezultatin 1-0. Goli i Berishës në minutën e 58-të, i dha fitoren Dukagjinit, që renditet i parafundit me 9 pikë, ndërsa Llapi mban vendin e pestë me 14 pikë....