Shqipëria anëtare e BE në 2027? Ambasadori Gonzato: Është e mundur, plan ambicioz
Tetor 31, 2024
Në progres-raportin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë gjatë vitit 2024, evidentohet edhe synimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE në vitin 2027, plan ky është mbështetet edhe nga KE. Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë konferencës për shtyp me Kryeministrin Rama ku i dorëzoi progres-raportin, u pyet nga gazetarët pikërisht për këtë pikë. Ambasadori Gonzato tha se anëtarësimi në BE i Shqipërisë deri në vitin 2027 është i mundur dhe është një synim shumë ambicioz, por që kërkon punë dhe vullnet. “Kemi parë që është e mundur, shumë ambicioze, dhe kjo...