Prishtina: Ngjarja e Banjskës mund të përsëritet, Serbia mban ushtrinë e saj në kufi me Kosovën
Shtator 20, 2024
Vazhdon të ekzistojë rreziku potencial që grupe të armatosura të përkrahura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin sulmin terrorist në Kosovë, me synime politike si ai i Banjskës së vitit të kaluar ka paralajmëruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai ka thënë se kjo mund të ndodh për faktin se grupet terroriste në krye me Milan Radoiçiçin, enden të lirë, trajnohen e zhvillojnë aktivitete në Serbi. “Duke pasur parasysh që pas sulmit të 24 Shtatorit, pjesa më e madhe e grupit që drejtohej nga Radoiçiç janë larguar për në Serbi, normalisht rreziku brenda territorit tonë është zvogëluar....