Largimi i Maganit, Lushnja zgjedh trajnerin e ri
Tetor 22, 2024
Erion Xhafa është trajneri i ri i Lushnjës. Pas largimit të teknikut Gugash Magani, klubi nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur “timonerin” e ri. Xhafa ka qenë në të kaluarën pjesë e Lushnjës si lojtar, ndërsa kjo do të jetë hera e parë për të si trajner në stolin e “lagunarëve”. Ish-mbrojtësi ka bërë prezantimin para skuadrës këtë të martë dhe ka nisur menjëherë nga puna, me synimin për të ndryshuar rezultatet. Erion Xhafa, gjatë kohës që luante me Lushnjën Pas tetë javëve kampionat, Lushnja mban vendin e gjashtë me 9 pikë. Debutimi i Xhafës, do të jetë ndaj një rivali direkt, si Kukësi, sfidë...