Pas ngjarjeve tronditëse në vend, këngëtarja vjen me një mesazh për gratë: Mos lejoni njeri t’ju shkelë
Shkurt 9, 2024
E ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ka qenë këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, e cila, pas ngjarjeve tronditëse në vend ndaj grave e vajzave, ka dhënë një mesazh të vyer në studio. Ajo u shpreh se nuk e quan veten feministe, por e do gruan dhe do që ajo të jetë e lirë dhe e lumtur. Sipas saj, të jesh një grua është fat i madh dhe se këto të fundit duhet të qëndrojnë krenare, e t’i japin përparësi edukimit. Rovena Dilo: Nuk jam feministe, por dua gruan. Dua që gruaja të jetë e lirë, vërtetë, e lumtur, por jo në konotacionin e keq të fjalës liri. Se kur thua e lirë, duket...