“Shall, dru thane, freskore...”, të ftuarit sjellin në studio suveniret e kësaj vere
Shtator 9, 2023
Vera e çdo viti sjell bashkë me vapën edhe pushimet e paharrueshme, fotografi e eksperienca në mal apo det. Veç këtyre, këtë të Shtunë në programin e Rudina në Tv Klan të ftuarit kanë sjellë në studio ‘suveniret’ e kësaj vere. Nga shamia e kokës e deri te bastuni! Politikania Lajla Përnaska ka sjellë një shami të verdhë të cilën thotë se e përdor gjithmonë për flokët gjatë verës. “Është praktik, të ndihmon të paktën kur ke një gjatësi të caktuar flokësh, që i lidh. Krijon dhe stil të veçantë”, tha Lajla Përnaska. Moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari ka aksesorin që siç thotë ajo ka qenë...