"Si me ata që s'paguanin energjinë...", paralajmërimi i Ramës për mos shlyerjen e sigurimeve
Tetor 21, 2024
Situatën me pensionet, kryeministri Edi Rama e lidh direkt me pagesën ose jo të sigurimeve shoqërore. Sipas tij, është vetëm një pjesë e shoqërisë që i paguan siç duhet detyrimet përkatëse. “Disa i bien shkurt, thonë uljani rrogën deputetëve e jepjani pensionistëve. Kjo më duket si, edhe shkon me atmosferën e krijuar që ju e dini më mirë se çdokush, mirë që gjithë dita ju kalon duke u marë me nipa e mbesa, nuse, dhëndurë… Ju duhen dhe ata që u dalin në televizor dhe ua bëjnë ditën natë! Është absurd, ata që marrin rroga më të larta paguajnë më shumë për pensionet, ndërkohë që pjesa...