Trotuaret e zëna nga tregtarët e fruta-perimeve, qytetarët detyrohen të bëjnë cirk për të ecur
Shtator 17, 2024
Denoncime të shumta kanë mbërritur për trotuaret e zëna nga tregtarët e fruta perimeve në Tiranë, ndaj dhe “Stop” vëzhgoi imtësisht situatën. Pamë, sesi në zonën e “Don Boskos”, “Vasil Shantos”, “Medresesë”, Rrugën e “Elbasanit” apo “Brryl”, këmbësorët e kanë të vështirë të kalojnë. “Stop” u interesua pranë Policisë Bashkiake, por kjo strukturë ia kalon përgjegjësinë Drejtorisë së Tregjeve në Bashki. Gazetarja: Ideja është, kush i monitoron? I monitoroni ju? Polici bashkiak: Ka drejtori tregjesh, ka polici bashkie, janë disa. Prandaj po të them, drejtohu në bashki. Ato i ka drejtoria e...