"Rastet kur ligji parashikon martesën nën 18 vjeç", Çobani: Jemi kthyer 100 vjet pas! Duhet rregulluar Kodi
Shkurt 6, 2024
E ftuar këtë të martë në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka qenë juristja Eni Çobani, e cila ka folur për Kodin Penal dhe atë të Familjes. Ajo u shpreh se për këtë të fundit ka një paragraf ku thuhet se lejohet martesa nën 18 vjeç në raste të veçanta. Sipas saj, kjo gjë duhet të rregullohet, pasi sot kemi martesa të shumta të të miturve. Për këtë gjë, Çobani bën përgjegjës edhe prindërit. Eni Çobani: Ligji thotë: Martesa ligjore është mbi moshën 18 vjeç. Por, unë tani në vëmendje të kolegëve të cilët po merren me këtë projekt, dua t’ju vë në dukje diçka: po rregullojnë Kodin Penal,...