Defiçiti tregtar u rrit në Gusht/ Tkurren eksportet me Kosovën, Italinë dhe Greqinë
Shtator 17, 2024
46 miliardë Lekë vlerësohet defiçiti tregtar në vendin tonë gjatë muajit Gusht, duke u rritur me 15,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 11 %, në krahasim me muajin Korrik të këtij viti. Më konkretisht, INSTAT raporton se në Gusht eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld Lekë, duke u ulur me 18,2 %, në krahasim me Gushtin e vitit të shkuar dhe me 32,5 %, në krahasim me Korrik 2024. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 69 mld Lekë, ose 1,9 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 19,4 % me pak se në muajin Korrik. Si tetëmujor, pra...